Dramatike: Shpëton vogëlushja që rrezikonte të binte nga kati i gjashtë

Ndryshe

Dramatike: Shpëton vogëlushja që rrezikonte të binte nga kati i gjashtë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 23:12
Vogëlushja pesëvjeçare ishte në rrezik, me njërën këmbë në parmakun e dritares dhe me dorë në gyp

Në Shanxi të Kinës, një vajzë e vogël që kishte dalë nga dritarja dhe mbahej për ulluk, është shpëtuar nga elektricisti që ndodhej në afërsi.

Vogëlushja pesëvjeçare ishte në rrezik, me njërën këmbë në parmakun e dritares dhe me dorë në gyp.

Për fat të mirë, këtë rast e ka parë një elektricist që punonte në afërsi e që ka shkuar pranë saj me kranin me shportë që zgjatet afro dhjetë metra.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon momentin dramatik kur fëmija ndodhej përjashta katit të gjashtë, derisa poshtë disa njerëz e mbanin një batanije të hapur në rast se ajo bie papritmas.

Nuk dihet se pse vajza ka dalë përjashta dritares, apo nëse ka pësuar ndonjë lëndim fizik gjatë këtij procesi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat