3 vjeçarja i “vjedh” kapelen Papës

Ndryshe

3 vjeçarja i “vjedh” kapelen Papës

Më: 23 mars 2017 Në ora: 08:30
Vogëlushja 3 vjeçare Estella Westrick's

Ndërsa takon Papa Françeskun në sheshin “Shën Pjetri”, vogëlushja 3 vjeçare Estella Westrick's nga SHBA vodhi kapelen e kreut të Vatikanit. 

Një vjedhje jo shumë e zgjuar, sepse u bë në sytë e të gjithë, por që i bëri të pranishmit të qeshnin, përfshirë edhe vetë Papën. Në videot e filmuara nga shumë të pranishëm, shfaqet vajza e vogël që në momentin që papa e puth, ajo i vjedh kapelën. 

Familja e vajzës së vogël tregoi pas incidentit se ajo ishte mjaft nervoze që do të takonte Papën, por duket se thjeshtësia e kreut të Vatikanit e ka bërë të ndihet mjaft rehat dhe kështu reagoi siç i takon një fëmije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat