Katërvjeçari i shpëton jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e dorës së saj

Ndryshe

Katërvjeçari i shpëton jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e dorës së saj

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:13
Djaloshi i quajtur Roman, i ka thënë operatorit se po mendonte se nëna e tij ishte e “vdekur”, pasi e kishte gjetur atë me sy të mbyllur.

Një djalë katër-vjeçar i shpëtoi jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e saj për të zhbllokuar telefonin e saj, duke përdorur një aplikacion dhe duke telefonuar 999, pasi e gjeti atë të shtrirë në dysheme.

Siç shkruajnë mediat britanike, djaloshi i quajtur Roman, i ka thënë operatorit se po mendonte se nëna e tij ishte e “vdekur”, pasi e kishte gjetur atë me sy të mbyllur.

Por para se të krijonte panik, djaloshi i guximshëm e mori telefonin e nënës së tij, dhe duke përdorur gishtin e dorës së saj, ka mundur ta zhbllokojë pajisjen.

Telefonata u zhvillua të martën, më 7 mars nga shtëpia e familjes në Croydon, në jug të Londrës.

Zyrtarët lokalë dhe një ambulancë u dërguan menjëherë në adresën pas thirrjes telefonike, duke arritur brenda 13 minutave.

Kur arritën ata, djalin me vëllain e tij binjak dhe vëllain e vogël i gjetën të gjithë brenda me nënën e tyre, e cila ishte e shtrirë pa ndjenja në dysheme.

Paramedikët ishin në gjendje për ta kthyer në jetë, dhe më pas e dërguan në spital. Tanimë thuhet se ajo është në shtëpi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat