Ja cila është arsyeja pse princi George mban gjithmonë pantallona të shkurtëra

Ndryshe

Ja cila është arsyeja pse princi George mban gjithmonë pantallona të shkurtëra

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:34
Princi George

 Ai është padiskutim personazhi më simpatik i familjes mbretërore angleze. Princi George gjithmonë i buzëqeshur dhe i ëmbël, i njohur edhe për sjelljen e tij të edukuar siç është për shembull gjesti falenderues për ish-çiftin presidencial Obama, kur këta të fundit i sollën një dhuratë në pallatin Buckingham.

Vogëlushi George di të jetë gjithashtu një fëmijë rebel, këtë e tregoi kur refuzoi të takonte kryeministrin kanadez Trudeau, gjatë vizitës së çiftit mbretëror në Kanada. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është përse princi George në çdo dalje është i veshur me pantallona të shkurtëra.

Sipas një eksperti të familjes mbretërore, veshja e djemve të vegjël me pantallona të shkurtëra është një shenjë klasi anglez. Edhe pse kohërat ndryshojnë, pantallonat e gjata për të vegjëlit janë shenjë e shtresës së mesme. Në familjen mbretërore britanike, një djalosh mund të fillojë të veshë pantallona të gjata pasi të mbushë 8 vjeç. Ja pra pse princi George është i detyruar të mbajë edhe për disa vite pantallona të shkurtëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat