Njihuni me Romeon dhe Zhulietën e këtij shekulli

Ndryshe

Njihuni me Romeon dhe Zhulietën e këtij shekulli

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:09
Romeo dhe Zhulieta

Dy familje nga South Carolina, që nuk ishin takuar kurrë më parë, janë kthyer në miq pas një rastësie shumë të lezetshme.

Të dy familjet, që sollën në jetë fëmijë, u njoftuan me njëri-tjetrin, pasi kishin emëruar fëmijët e tyre sipas veprës së Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta.

Romeo Hernandez dhe Juliet Shifflett lindën në spitalin Coastal Carolina me një diferencë prej 18 orësh.

Që të dy ishin planifikuar të vinin në jetë me datën 26 mars, por përkundër lindjes së më të hershme, të dy foshnjat dhe nënat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Momenti i zbulimit të emrave të fëmijëvë është bërë nga fotografja për fëmijë, Cassie Clayshulte, e cila e zbuloi rastësisnë në llogarinë e saj në Facebook.

Por më e bukura është që Romeo nuk është emëruar sipas veprës së Shekspirit, por sipas këngëtarit Romeo Santos, të cilin të dy prindërit e foshnjes e adhurojnë.

Ndërkaq, vajza është emëruar Juliet sipas përsonazhit të filmit ‘Psych’, kanë theksuar prindërit e vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat