Nervozohet gjyshi, filmon duke dashur të fotografojë

Ndryshe

Nervozohet gjyshi, filmon duke dashur të fotografojë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 11:31
Pamje nga video

Burri i paidentifikuar nga Shtetet e Bashkuara, është nervozuar kur kuptoi se është duke filmuar në vend se të fotografonte.

Videoja e postuar më poshtë e tregon gruan e tij dhe nipin, ndërsa ai është prapa kamerës duke u përpjekur të zë këndin më të mirë për të fotografuar.

Pasi kupton se është duke e përdorur opsionin e gabuar, ai nuk përmbahet më dhe përdor edhe fjalë të ndytë.

“As që e preka. Vetëm e klikova, pasi që ma japi”, dëgjohet duke thënë ai.

Sidoqoftë, ky gabim po konsiderohet shumë qesharak, andaj po bënë xhiro në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat