Nëna e pakujdesshme dhe gabimi i pafajshëm që gati i kushtoi me jetë foshnjës

Ndryshe

Nëna e pakujdesshme dhe gabimi i pafajshëm që gati i kushtoi me jetë foshnjës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 23:51
Sophie

Të gjitha nënat e dinë se nuk duhet ta lënë vetëm shumë gjatë foshnjën e tyre.

Por, njëra e mësoi këtë rregull në mënyrë të vrazhdë.

Naomi Watson, një nënë nga Nju South Uells, ka përjetuar tmerrin në ditën e fejesës së saj.

Përderisa ishte duke u marrë me çështjen e fejesës, ajo e harroi për një moment bebën e saj Sophie vetëm.

“Ajo ishte duke zbuluar gjëra, sikurse të gjitha bebet”, tregoi Watson. Por, nuk i vonoi shumë dhe bebës disa muajshe i ra afër një gotë me çaj të nxehtë.

Likuidi nga gota ra komplet në trupin e bebës pasi kjo e fundit e rrëzoi duke i shkaktuar asaj djegie të rënda.

Sophie tani po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale për ta rikthyer butësinë e lëkurës.

Kujdesi i nënave në këtë fazë të zhvillimit të bebës duhet të jetë maksimal, pasi është në fazë delikate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat