Flokët e prerë nga klientët, berberi i kthen në vepra arti

Ndryshe

Flokët e prerë nga klientët, berberi i kthen në vepra arti

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:40
Veprat e tij janë interesante dhe i kanë sjellë shumë klientë

Wang Xiaojiu nga provinca Jilin e Kinës, mbledh të gjitha flokët që pret nga klientët dhe krijon vepra arti në dysheme.

Berberi 32-vjeçar, kalon orë të tëra për të formësuar punimet e tij, të cilat më pas i largon me fshesë dhe i hedh në mbeturina.

Mirëpo, para se të ketë bërë këtë, kujdeset që t’i fotografojë këto punime tredimensionale.

Nuk dihet saktësisht si i krijon ilustrimet, pasi vetëm poston fotografi dhe jo ndonjë video, ku ai do të shfaqej në procesin e punës.

Sidoqoftë, veprat e tij janë interesante dhe i kanë sjellë shumë klientë.

Sallonin e tij po e vizitojnë shumë meshkuj, flokët e të cilëve më pas përfundojnë në vizatim artistik.

“Për dallim nga ju, që flokët iu përfundojnë në mbeturina, mua më kthehen në vizatim që pëlqehet nga të gjithë”, ka thënë një klient lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat