Angli, turisti kërcen përpara pallatit St James, rojet humbin durimin

Ndryshe

Angli, turisti kërcen përpara pallatit St James, rojet humbin durimin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 10:04
Pamje nga videoja

Ai kishte filluar të kërcente përpara pallatit St James të Londrës, por kjo gjë si ka pëlqyer aspak rojeve.

Performanca e turistit është ndërprerë pas disa sekondash nga ‘Scots Guards’, të cilët ruajnë rezidencën britanike dhe i kanë thënë burrit të largohet. ‘Largohu prej andej’, bërtet një nga rojet, shumë i zemëruar dhe me një theks skocez.

Nuk dihet akoma se kur është xhiruar videoja, por ky filmim i publikuar së fundmi në mediat angleze është transformuar menjëherë në një sukses klikimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat