Ky zjarrfikës ia shpëtoi jetën asaj. Kjo është gjëja që ajo bëri 17 vite më vonë

Ndryshe

Ky zjarrfikës ia shpëtoi jetën asaj. Kjo është gjëja që ajo bëri 17 vite më vonë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:06
Ky zjarrfikës ia shpëtoi jetën asaj

Shumë vite më parë, një zjarrfikës i quajtur Mike Hughes i shpëtoi jetën një fëmije 9 muajshe nga një zjarr që kishte ndodhur në shtëpinë e saj. Por historia nuk mbaron vetëm me këtë përfundim të lumtur.

“Kur ne arritëm në vendngjarje, një pjesë e madhe e shtëpisë ishte mbuluar me zjarr. E gjeta Danielle-n të mbështjellur në krevatin e saj të bebes që ndodhej në dhomën e gjumit” tha Mike.

Pas disa viteve, ai dëshiroi që të dinte se çfarë kishte ndodhur me fëmijën të cilin ai e kishte shpëtuar. Pasi që e kishte gjetur profilin e saj në Facebook, ai i dërgoi asaj një letër: “ Mendoj që unë të kam shpëtuar një herë nga zjarri kur ti ishe ende e vogël” Që nga ai moment ata asnjëherë nuk i ndërprenë kontaktet dhe Mike u bë një baba i dytë për Danielle-n.

17 vite pas zjarrit, Danielle e fton Mike-n në ceremoninë e maturës së saj, si shpëtimtari dhe shoku i saj.

Mike qau nga gëzimi kur dëgjoi fjalimin e Danielles në ceremoni: “ Prezenca e Mike-s është me të vërtetë e rëndësishme për mua. Unë gjithnjë qaj nga gëzimi kur e mendoj se çdo gjë do të mund të ishte ndryshe. Unë nuk do të isha këtu po të mos ishe ti.” 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat