Një vajzës 18-muajshe u janë gjymtuar organet gjenitale në Indonezi.
Vajza e quajtur Salsa dëgjohet duke bërtitur teksa një shëruese tradicionale ia pren lëkurën që ia mbulon organet gjenitale. Shëruesja e përdor një thikë për t’ia hequr lëkurën që ia mbulon klitorin.
Tash Salsa shihet edhe zyrtarisht si myslimane nga familja e vet. Synetia femërore, e njohur edhe si gjymtimi i organeve gjenitale është praktikuar për gjenerata të tera nëpër Indonezi.
Por, OKB-ja e dënon këtë praktikë.
Qeveria e Indonezisë kishte kërkuar një herë që ta ndalonte atë, por kundërshtimi nga autoritetet fetare dhe pranimi i saj i gjerë do të thotë se synetia femërore nuk ndalohet atje.