Kamerierja pushtohet nga djalli

Ndryshe

Kamerierja pushtohet nga djalli

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

U nis si një kontroll rutinë i kamerave të sigurisë për të vëzhguar punonjësit në biznesin e saj, por pamjet e regjistruara prej tyre përfunduan në internet e u bënë virale.

Nurul Baker, pronarja e një lokali në Singapor mbeti e tmerruar nga ajo që pa nga video-filmimet. Në to shfaqet njëra prej kameriereve të saj që kryen veprime të çuditshme, më shumë të ngjashme me skenarët e filmit horror “The Ring”.

Ajo vendosi të shpërndajë në rrjetet sociale pamjet që i pa vetë.

“Kamarierja ime është e pushtuar nga djalli pasi doli nga dushi”, shkruan ajo në videon e shpërndarë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e komentuesve ishin mosbesues. Ata thanë se videoja është e sajuar dhe kamarierja ka vendosur të bëjë këtë sjellje si strategji për t’i shpëtuar kontratës së punës që ka me pronaren.

“Ndoshta nuk dëshiron të punojë më për ty. Është e thjeshtë, lëre të largohet mos e mbaj me zor në punë”, i shkruan një përdorues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat