Burri më i shëndoshë në botë gati për ndërhyrjen në stomak

Ndryshe

Burri më i shëndoshë në botë gati për ndërhyrjen në stomak

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:00
Burri më i shëndoshë në botë

Një i ri meksikan tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare në nëntor kur u shtrua në klinikë dhe për transportin e tij u desh një furgon i modifikuar.

Bëhet fjalë për burrin më të shëndoshë në botë, i cili prej gjashtë vitesh nuk lëviz nga shtrati, i cili pritet që më në fund t'i nënshtrohet bypass-it gastrik, ndërhyrje në stomak.

Juan Pedro Franco, i cili dikur peshonte më shumë se gjysmë toni, plot 595 kilogramë, prej 3 muajsh është në dietë, për t'u parapërgatitur për operacionin që do t'i nënshtrohet më 9 maj.

32 vjeçari nga Meksika, është thuajse aq obez sa Manuel Urive, dikur i konsideruar si njeriu më i shëndoshë në botë, përpara se të vdiste në vitin 2014.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat