Si ia doli pitoni të hante një njeri, flasin ekspertët?

Ndryshe

Si ia doli pitoni të hante një njeri, flasin ekspertët?

Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:01
Viktima e Pitonit

Një rast i pabesueshëm që i ka tronditur të gjithë ka ndodhur së fundmi në Indonezi, ku një piton ka gëlltitur një njeri.

Policia indoneziane ka konfirmuar se një fermer vendas është ngrënë nga pitoni dhe u nxor nga ky i fundit vetëm pasi e prenë atë.

25 – vjeçari u sulmua dhe më pas u gllabërua në një plantacion në fshatin e tij në perëndim të Sulawesi –t.

Por rasti i jashtëzakonshëm ka nxitur një numër të madh pyetjesh.

Si mundi pitoni të hante një njeri?

Sipas ekspertes Maty – Ruth Low për BBC pitonë të këtyre përmasave, në rastin konkret pitoni ishte 7 metra i gjatë, janë tepër të fuqishëm. Ata e marrin prenë rreth vetes dhe e shtypin me trup, duke i mbytur ose duke i shkaktuar arrest kardiak.

Mirëpo, ngrënia e presë është tjetër gjë. Pitonët nuk e përtypin prenë e tyre, ata e gllabërojnë të gjithën. Nofullat e tyre janë të lidhura nga ligamente tepër fleksibël, në mënyrë që të mund të kalojnë poshtë pre të mëdha në masë.

Një ndër faktorët që do ta bënin të vështirë gllabërimin e një njeriu janë shpatullat e tij, të cilat nuk mund të palosen. Këto zvarranikë njihen për ngrënien e kafshëve të mëdha, megjithatë, deri më sot njeriu nuk ka qenë pjesë e “menusë” së tyre”, ka thënë Ruth Low.

Sipas ekspertëve, pitonët i shmangin përballjet me njerëzit. Për rastin konkret ata shprehen se kjo mund të jetë thjeshtë fatkeqësia e viktimës që fusha ku punonte, dikur kishte qenë pyll dhe që shkeli në një kurth të vendosur për një tjetër pre.

Fakte mbi pitonin (Pitoni me rombe)

Është gjarpri më i madh në botë

Mund të arrijë deri në 10 metra gjatësi

Më i gjati është gjetur në Kansas City, SHBA dhe gjatësia ka arritur 7.6 metra, sipas rekordit në Guinness

Jeton në pyll, ka frikë nga njerëzit zakonisht

Është trajtuar si një kafshë e shënjtë në disa vende të Indonezisë

Është një nga dhjetra speciet, që gjendet në Afrikën sub-Sahariane, Australi, Nepal, Indi, Sri Lanka, Burma, Kinë dhe Azinë Juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat