Shpëtohet trevjeçarja që ngeli në lavatriçe

Ndryshe

Shpëtohet trevjeçarja që ngeli në lavatriçe

Më: 1 prill 2017 Në ora: 15:47
Pamje nga video

Në Hejing të Kinës zjarrfikësit e kanë shpëtuar një vajzë që kishte ngecur brenda në lavatriçe.

Fëmija trevjeçarë pasi ishte futur brenda e ka aktivizuar pajisjen dhe rrotullimi ka bërë që të bllokohet brenda.

Videoja e postuar më poshtë e tregon momentin kur është këputur kazani ku ajo kishte ngelur dhe nxjerrjen e saj nga aty.

Megjithëse kishte pësuar disa gërvishtje, vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, megjithëse krejt kjo situatë ka mundur të ketë përfundim fatal për vajzën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat