Shpëton nga kanceri i ‘paoperueshëm’ në tru

Ndryshe

Shpëton nga kanceri i ‘paoperueshëm’ në tru

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:58
Stephanie

Një grua nga Florida ishte diagnostifikuar me Glioblastoma, një formë agresive e kancerit të trurit.

Mjekët i kishin thënë se tumori ishte i paoperueshëm dhe se kishte vetëm 15 muaj jetë.kështu, ndërsa Stephanie e kishte hapur një blog i cili i kishte rënë në sy neurokirurgut Michael Sughrue nga Oklahoma.

Ai i kishte thënë Stephanie se mund ta operojë dhe pas procedurës, ai ia kishte hequr 90% të tumorit, dhe tani Stephanie është deklaruar pa kancer.

Mjeku i kishte parë fotografitë dhe e kishte parë se mund ta operojë vajzën në nevojë.

Në një procedurë që zgjati gjashtë orë, doktor Sughrue dhe ekipi i tij ishin në gjendje që t’ia heqin 90% të tumorit.

“Ndjej sikur kam shumë shpresë tani”, tha Stephanie.

“Kam një gjasë më të madhe që ta mposht këtë”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat