Një elfant i vogël është sulmuar nga një krobodil, teksa ai ishte duke pirë ujë në një liqen në Liwonde, në Parkun Kombëtar në Malavi.
Krokodili është shfaqur menjëherë nga uji duke kafshur kështu elefantin e vogël tek feçka. Është dashur ndërhyrja e disa elefatëve të tjerë më të rritur që në mënyrë të tillë krokodili ta lëshonte elefantin e vogël.
Ky moment është filmuar nga turistë që ishin të pranishëm disa metra larg tyre.