Kështu e zbuloni personin që ju gënjen

Ndryshe

Kështu e zbuloni personin që ju gënjen

Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:36
Ilustrim

Për fat të keq, jetojmë në një botë ku është e pamundur që të besohet çdo gjë që njerëzit thonë. Disa duan të manipulojnë të tjerët dhe t’i gënjejnë ata nuk përbëjnë ndonjë problem - për ta është një "mirë dita".

Dr. Lillian Glass, eksperte për sjelljen dhe gjuhën e trupit, zbulon se në çfarë shenja duhet pasur kujdes. Ajo thotë se duhet pasur vëmendje në shprehjen e fytyrës, gjuhën e trupit dhe mënyrën e të folurit.

10 shenja që një person ju gënjen:

E ndryshon shpejtë pozicionin e kokës. Nëse dikujt ja shtroni një pyetje të drejtpërdrejtë, dhe ai e zhvendosë kokën shpejtë, është e mundur që gënjen.

Frymëmarrja e tij ndryshon. Kur dikush thotë atë që nuk është e vërtetë, bëhet nervoz dhe për këtë arsye e ka të vështirë frymëmarrjen. Shpatullat e tij ngriten dhe zëri bëhet i dobët.

Qëndron çuditërisht i qetë. Gjatë bisedës së lirë është normale që një njeriu lëvizë, gjestikulon dhe kështu me radhë. Megjithatë, kur dikush gënjen, tenton të qëndrojë i palëvizur, sepse përpiqet që të ruajë kontrollin në mënyrë që të mos zbulohet, por shpesh e tepron me këtë.

Përsëritë disa fjalë dhe fraza. Kjo ndodh për shkak se është duke u përpjekur për t’ju bindur ju dhe veten në diçka që nuk është e vërtetë. Përsëritja është, gjithashtu, “blerje e kohës” për të menduar diçka që duhet t’ju bindë se kjo që po thotë është e vërtetë.

E prekë gojën ose e mbulon atë. Njerëzit nënvetëdijshëm mbulojnë gojën e tyre, kur ata përpiqen për të shmangur përgjigjen e një pyetjeje ose diçka që nuk dëshirojnë që t’a komentojnë. Qoftë mbulimi i gojës apo prekja tregojnë hezitim, përkatësisht dëshirë për të dalë nga tema.

Instinktivisht prekë pjesët e ndjeshme të trupit. Njerëz që gënjejnë e prekin fytin, qafën, gjoksin, kokën dhe stomakun. Ata e bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme.

Shpjegojnë së tepërmi. Njerëzit që gënjejnë, mund të fillojnë të mbrojnë veten në qoftë se ata dyshojnë që ju keni zbuluar gënjeshtrën e tyre, dhe pastaj shpjegojnë shumë histori që ju të besoni.

Jep shumë informacion. Dhënja e sasive të tepërta të informacionit është një shenjë e zakonshme që dikush nuk është duke e thënë të vërtetën. E njëjta gjë si me shpjegimin e tepërt, besojnë se një numër i madh i detajeve do t’ju bindë për diçka se është e vërtetë.

Fillon të flasë me vështirësi. Një person i cili gënjen është nën stres për shkak se gënjen, pastaj goja e tij thahet gjithnjë e më shumë. Sekretimit i mukusit nga hunda reduktohet, fillon fjalimi i rënduar apo etja, nevoja për kafshimin e buzëve etj.

Ju shikon në sy dhe nuk lëvizë qerpikun. Edhe pse është e zakonshme që një person i cili gënjen,  shmang kontaktin me sy, janë disa pak më të sigurt në veten e tyre të cilët bashkëbiseduesin e shikojnë direkt në sytë e tij, por këtë e bëjnë në mënyrë të panatyrshme, sepse ajo do të shikojnë në sy pa i lëvizur qerpikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat