Mjekët e operojnë, pacienti luan me kitarë

Ndryshe

Mjekët e operojnë, pacienti luan me kitarë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 07:31
Pamje nga video

Derisa mjekët po ja hiqnin tumorin në tru, 40-vjeçari, Rolden Batista, luajti një serenatë për mjekët.

Për kënaqësinë e veçantë të mjekëve brazilianë, Batista luajti një nga këngët më të njohura vendore.

Vitin e kaluar, pas një seri sulmesh, Rolden e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me të.

Rrezet X treguan se ka një tumor në formën e zemrës, shkruan Daily Mail.

Ishin dy metoda operative: një që përfshin një anestezion të përgjithshëm, e dyta që kirurgët të zgjojnë pacientin gjatë operacionit.

Meqë opsioni i dytë kishte më shumë shanse për një përfundim të suksesshëm të operacionit, Batista u përcaktua për metodën e dytë.

“Doktori erdhi me idenë për të më lejuar që të luaj në kitarë gjatë operacionit”, tha ai.

Kjo është mënyra më e shpejtë për të përcaktuar nëse kirurgët kanë bërë ndonjë gabim gjatë operacionit.

Nëse Batista në një moment do të ndalej, kirurgët do të kishin kohë që të rrjetëzojnë pjesën e trurit të ngarkuar për kontrollin e lëvizjes, të folmes dhe shqisat para se të jetë tepër vonë.

Z. Batista poashtu e ka ngazëllyer edhe gruan e tij kur në mes të operacionit e thirri atë që t’i thotë se ndjehej “si një luftëtar”.

Operacioni është kryer me sukses, dhe pacienti tani po shërohet në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat