Vogëlushi që nuk mund të vishte pantallonat, është parë miliona herë në internet

Ndryshe

Vogëlushi që nuk mund të vishte pantallonat, është parë miliona herë në internet

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:18
Pamje nga video

Alyssa Price nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar të birin Ryan teksa përpiqej të vishte pantallonat e ngushtë.

Videoja ku ai tërheqë barkun brenda, sepse nuk mund të kapërthente pullën, është parë më se 15 milionë herë brenda disa ditëve, ndërsa ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

Madje, shumë femra kanë thënë se e kanë gjetur vetën, sepse iu ka ndodhur shumë herë që të mos mundin të veshin xhinset e preferuara, shkaku i kileve të tepërta.

“Njëjtë si unë, mbaj frymën dhe bëjë vallëzimin derisa të mbylli pullën” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni përpjekjet e tij, si dhe reagimin e këndshëm kur sheh se e ka të pamundur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat