Shfaqet “mysafiri i papritur”, vendi mbushet me fotografë dhe vizitorë!

Ndryshe

Shfaqet “mysafiri i papritur”, vendi mbushet me fotografë dhe vizitorë!

Më: 20 prill 2017 Në ora: 07:56
Pamje nga video

Një qytet i vogël në Newfoundland, Kanada, është kthyer në destinacion turistik falë një “mysafiri i papritur” – ajsbergu i parë i sezonit.

“CBC News” i Kanadasë tha se rruga përgjatë bregdetit jugor u mbush me fotografë profesionistë apo amatorë që fotografonin ajsbergun gjigant, që po i afrohej bregut në qytetin e Ferrylandit.

Zona përgjatë bregdetit të Newfoundland dhe Labrador njihet si “rrugina e Ajsbergëve”, falë numrit të madh të ajsbergëve që rrëshqasin nga Arktiku çdo pranverë.

Por, përcjell tvklan.al, ky ajsberg është shumë më i madh se të tjerët dhe është afruar shumë afër bregut duke tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare përveç turistëve lokalë.

Ky rast është shfrytëzuar edhe nga agjencitë e udhëtimit që po dërgojnë turistë të shumtë në rajon, duke përfituar edhe nga fakti se ajsbergët në zonë qëndrojnë për një kohë të gjatë për t’u shkrirë përfundimisht në fund të verës.

Ky vit ndërkohë raportohet të jetë shumë i ngarkuar në zonat që kalojnë ajsbergët në Atlantik, ku kanë mbërritur shumë më tepër ajsbergë se e njëjta periudhë e viteve të kaluara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat