Shpëtohet elefanti që kishte ngecur për 20 orë në kënetë

Ndryshe

Shpëtohet elefanti që kishte ngecur për 20 orë në kënetë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 06:58
Pamje nga video

Banorët dhe mbrojtësit e rendit në Tamil Nadu të Indisë, ia kanë dalë ta nxjerrin një elefant nga këneta e tharë, ku kishte qëndruar për 20 orë.

Kafsha me përmasa të mëdha, ka qenë duke u kthyer nga lumi së bashku me grupin, kur ka hyrë në baltë dhe e ka pasur të pamundur të largohet.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon përpjekjen e madhe të njerëzve, meqë elefanti kishte peshë të rëndë dhe vendi ishte shumë i papërshtatshëm.

Pasi është ngritur në këmbë, gjallesa e ka lëshuar edhe një britmë të fuqishme, si shenj falënderimi që e shpëtuan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat