Luan volejboll i vetmuar dhe pa top

Ndryshe

Luan volejboll i vetmuar dhe pa top

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:19
Pamje nga video

Në një plazh të Australisë, është filmuar momenti bizar, kur një burrë luante volejboll i vetëm dhe pa top.

Mungesa e shoqëruesve, nuk e ka ndaluar atë të bënte veprime të ndryshme fizike pranë rrjetës, sikur të jetë duke praktikuar sportin e preferuar.

“Sigurisht edhe e ka fituar lojën”, është një koment lidhur me rastin e çuditshëm.

Filmimi që u postua në Instagram, është shpërndarë më pas në rrjetet sociale, meqë është shumë i pazakontë dhe qesharak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat