20-vjeçarja realizon ëndrrën ditën e vdekjes

Ndryshe

20-vjeçarja realizon ëndrrën ditën e vdekjes

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:49
Gjatë kohës kur u grimua

Një vajzë që vuante nga kanceri i kockave ka plotësuar ëndrrën e saj ditën që ndërroi jetë. 20-vjecarja e dinte se kishte vetëm disa ditë kohë dhe planifikoi që të vdiste e bukur.

Racine Pregunta nga Filipinet duket shumë e bukur në fotot e publikuara nga motra e saj. Ajo shfaqet në arkivol me grim dhe me flokë të kuruar në mënyrë që askush të mos e shihte të zbehur. Cdo detaj është menduar nga vetë ajo me ndihmën e familjes.

Pamjet janë bërë 5 ditë para se vajza të ndërronte jetë dhe ditën që u largua nga jeta, motra e saj shkruajti se dëshira e saj e fundit u realizua ‘Të vdiste e bukur.’

Image
Racine Pregunta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat