Në Egjiptin e lashtë, të gjallët ndanin ushqime me të vdekurit

Ndryshe

Në Egjiptin e lashtë, të gjallët ndanin ushqime me të vdekurit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 22:41

Në Egjiptin e lashtë, varri ishte projektuar si një shtëpi e përjetshme për trupin e mumifikuar dhe shpirtin mendohej se do të jetonte pranë tij. Një varr-faltore lejonte familjet, dashamirët dhe priftërinjtë të vizitonin të ndjerin dhe të linin ofertat e rregullta që kërkoheshin, ndërsa një dhomë e fshehur mbronte mumjen nga dëmet.

Brenda varrit, ushqimi dhe pijet ofroheshin rregullisht. Pasi ishin konsumuar spiritualisht nga “ka”, ato më pas konsumoheshin fizikisht nga të gjallët. Gjatë “gostisë së luginës”, një festival vjetor vdekjesh dhe rigjallërimi, shumë familje e kalonin natën në varrezat e paraardhësve të tyre. Orët e errësirës kaloheshin duke pirë dhe duke ngrënë pranë pishtarit, ndërsa të gjallët festonin ribashkimin e tyre me të vdekurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat