Pylli që po shpëton prej fundosjes një shtet të tërë

Ndryshe

Pylli që po shpëton prej fundosjes një shtet të tërë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 23:48
Deltën Mekong

Ngritja e nivelit të detit kërcënon ta shkatërrojë Deltën Mekong, ku prodhohet pjesa më e madhe e orizit të Vietnamit. Dhe çfarë ka mbetur ndërmjet detit dhe shtetit aziatik është pylli.

Vetëm një urë shihet në sfond, derisa turistët shkrepin aparatet para pjesës më të bukur të qytetit. Në fakt, me urën identifikohet qyteti Hoi An.

Është një gjurmë e një periudhe të kaluar të largët që ka mbetur në këmbë. Në vitet 1700 ky qytet ishte port i madh tregtar i këtij rajoni aziatik.

Dhe është një pamje që të kthen në të kaluarën, por që nxit diskutime e dilema për të ardhmen.

Vietnami është në rrezik. Ngritja e nivelit të detit po e kërcënon bregun detar. Për më shumë se njëqind vjet Delta Mekong e ka mbrojtur këtë zonë të Vietnamit që prodhon shumicën e orizit për nevoja të vendit dhe për eksport.

Ministria e burimeve natyrore të vendit ka parashikuar se Oqeani Atlantik rrezikon ta vërshojë këtë zonë me kalimin e viteve. Madje deri më 2100, një e treta e këtij rajoni veç do të jetë pjesë e ujërave oqeanore që lagin këtë rrip.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat