Zbuloi një vrimë të madhe në liqen dhe e filmoi me dron, tani po hipnotizon botën

Ndryshe

Zbuloi një vrimë të madhe në liqen dhe e filmoi me dron, tani po hipnotizon botën

Më: 24 prill 2017 Në ora: 07:41
Vrima

Ka fenomene në mbarë botën që janë aq mbresëlënëse sa madhështore, dhe nuk janë të gjitha natyrale. Napa County, Kaliforni e Jugut, në Shtetet e Bashkuara ka një nga shtatë liqenet më të mëdha artificiale në shtet: Liqeni Berryessa.

Një qytetar i Kalifornisë, i cili po ecte buzë liqenit, gjeti një vrimë misterioze të madhe në mes të tij. I tërhequr nga ajo, ai vendosi për ta parë me ndihmën e dronit dhe tani po hipnotizon botën.

Liqeni i madh është furnizuar nga diga Monticello dhe është shtëpi për legjendën "Vrima e lavdishme".

Kjo është e veçantë sepse, pavarësisht nga 22 metra diametër dhe 100 metra thellësi, vrima nuk ishte zbuluar për më shumë se një dekadë për shkak të thatësirës së tmerrshme që goditi qarkun e Kalifornisë.

Megjithatë, shirat e shkurtit bënë të mundur që liqeni të kthehet në nivelet e ujit të padëshiruar, pra të mbushet plot, duke zbuluar fenomenin e jashtëzakonshëm.

Vrima gëlltit 1.3 milion litra ujë në sekondë dhe mban digën me nivelet e nevojshme. Imazhet e postuara në YouTube janë aq mbresëlënëse sa në një moment duket se vrima do të përthithë edhe dronin. Kjo është thjesht një bukuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat