12 vjeçari vozitë 1300 kilometra nëpër Australi, deri ndalohet nga policia

Ndryshe

12 vjeçari vozitë 1300 kilometra nëpër Australi, deri ndalohet nga policia

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një djalë 12 vjeçar që po provonte të voziste në Australi është ndaluar nga policia pasi kishte kaluar një mijë e 300 kilometra, pas rrugëtimit të tij.

Djali është ndaluar në Broken Hill në New South Wales të shtunën, pasi patrulla policore kishte vërejtur gjatë rrugës pjesë të makinës, shkruan BBC.

Policia ka bërë me dije se 12 vjeçari kishte për synim që të voziste mbi katër mijë kilometra, nga Kendall në NSË në Perth, Australinë Perëndimore.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor të Broken Hill.

Prindërit e tij e kishin raportuar si të zhdukur, ndërsa morrën atë nga policia të dielën.

“Ai ka marrë veturën e familjes”, ka thënë inspektori Kim Fehon.

“Prindërit e tij e kanë raportuar si të zhdukur menjëherë pasi ai ka dalë nga shtëpia, ata ishin në kërim të tij”, ka shtuar ai.

Më tej thuhet se është e paqartë se si ky djalë mundi ta bënte këtë rrugëtim i vetëm – pa u vërejtur përmes New South Wales në atë distancë dhe në teren tw qarkullueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat