Gruaja 101-vjeç fiton medalje ari, thyen rekordin në vrap në 100 metra

Ndryshe

Gruaja 101-vjeç fiton medalje ari, thyen rekordin në vrap në 100 metra

Më: 25 prill 2017 Në ora: 16:56
Man Kaur

Man Kaur 101 vjeçe ka thyer rekordin duke vrapuar për kohën e 1 minutë e 14 sekondave në garën e 100 metrave të organizuar në Auckland të Zelandës së Re. Kjo ishte medalja e saj e 17-të që prej moshës 93-vjeçare kur ka nisur të vrapojë në këto nivele.

Atletja e vjetër indiane, medaljen e parë e ka fituar në vitin 2007, përpara se të fitonte medalje ari në 100 m dhe 200 m në vitin 2011. Pas këtyre viteve ajo ka vijuar të thyejë rekorde njëri pas tjetrit për të ardhur në këto nivele ku është sot.

Përpos këtij rekordi asaj iu desh të udhëtonte bashkë me djalin e saj 79-vjeçar nga India për në Zelandë, një tjetër rekord më vete si udhëtim në moshën e saj të thyer. Bashkëshorti i Kaur ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare në vitin 2010.

Me këtë fitore të radhës gruaja indiane ka fituar zemrën e shumë personave në botë, mbi të gjitha për iniciativën dhe shpirtin luftarak që tregon në këtë moshë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat