Bërtet i tmerruar nga dridhjet e tërmetit, ndërsa vazhdon edhe më tutje të filmojë

Ndryshe

Bërtet i tmerruar nga dridhjet e tërmetit, ndërsa vazhdon edhe më tutje të filmojë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:17
Pamje nga video

Jorge Santiago ka qenë në banesën e tij që ndodhet në Vina del Mar të Kilit, kur kanë filluar dridhjet si pasojë e tërmetit prej 6.9 shkallëve të Rihterit.

Megjithëse është tmerruar dhe ka nisur të bërtasë nga paniku, ai nuk ka ndaluar së filmuari edhe pse i rrëzoheshin orenditë.

“Menjëherë e nxora kamerën dhe fillova të bëj video, nuk di as si ndodhi. Është diçka e pashmangshme për ditët tona”, ka shkruar Santiago lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik kur ndërtesat me disa kate lëkunden për një kohë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat