Jetoi për tre vjet në tavanin e tualetit publik i rrethuar nga shishet me urinë

Ndryshe

Jetoi për tre vjet në tavanin e tualetit publik i rrethuar nga shishet me urinë

Më: 26 prill 2017 Në ora: 07:15
Tualeti publik

Takashi Ymanouchi ka jetuar për tre vjet në kulmin e një tualeti publik që ndodhet në Usuki të Japonisë.

Në hapësirën e vogël ku qëndronte 53-vjeçari, janë gjetur mbi 300 shishe të mbushura me urinën e tij, ndërsa nuk dihet arsyeja pse i mblidhte.

Image
Tualeti publik ku jetoi për tre vjet

Pranë shisheve që kanë nga dy litra e gjysmë ndodhej edhe nxehësja me gaz, rroba, ushqim dhe disa revista.

Vendi i pazakontë ku strehohej ai, është zbuluar nga një elektricist që shkoi për të rregulluar dritën dhe ia pa hijen.

Policia e ka arrestuar këtë burrë që për dhjetë vite dihej se jeton si i pastrehë dhe së shpejti pritet të dalë para drejtësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat