Momenti i pabesueshëm kur këngëtari Jay Oxenham kap një peshkaqen gjigand

Ndryshe

Momenti i pabesueshëm kur këngëtari Jay Oxenham kap një peshkaqen gjigand

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:37
Pamje nga videoja

Këngëtari Jay Oxenham ka zënë peshkaqenin më të madh të kapur ndonjëherë në ujërat britanike. Ai peshon rreth 200 kg dhe është kapur një milje larg bregut të Cornish.

Jay, i cili pëlqen që të peshkojë gjatë kohës së lirë, kaloi pothuasje 2 orë duke u marrë me peshkaqenin 8 metra të gjatë, i cili kishte ngecur në karremin e tij.

Peshkaqeni ishte shumë i madh për tu ngritur në bordin e anijes kështu që vendosi 46- vjeçari u përpoq që ta afronte sa më shumë për ta matur dhe i bëri disa foto përpara se ta linte të lirë.

“Më pëlqen të kap peshkaqenë. Janë  krijesa të mahnitshme. Vetëm duke i parë dhe duke i marrë pranë anijes është një ndjenjë e mrekullueshme,”-ka thënë Jay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat