Gruaja më e shëndoshë në botë, humb gjysmën e peshës

Ndryshe

Gruaja më e shëndoshë në botë, humb gjysmën e peshës

Më: 29 prill 2017 Në ora: 15:40
Eman Ahmed Abd El Aty

Është gruaja më e shëndoshë në botë, është 37 vjeçe dhe deri më tani ka humbur 250 kilogramë, ose thënë ndryshe gjysmën e peshës së saj trupore.

Quhet Eman Ahmed Abd El Aty dhe për më se 20 vite, nuk ka dalë kurrë nga shtëpia, duke qëndruar në krevat për shkak të peshës së theksuar.

Në pak kohë, në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale humbi 100 kilogramë dhe provoi sërish ndjesinë e të ndenjurit ulur. Para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes gruaja peshonte 500 kilogramë dhe për t’iu nënshtruar ndërhyrjes në muajin janar, udhëtoi nga Egjipti drejt Indisë, ku tashmë ka humbur gjysmën e peshës, shkruan noa.al.

“Ndihet më e lumtur dhe më e dobët. Më në fund mundi të hyjë në një karrocë me rrota dhe të qëndrojë ulur. Asgjë nga këto nuk mendohej tre muaj më parë kur nisi gjithçka”, thanë mjekët e Saifee Hospital.

Eman dëshiron që të humbë ende peshë, në mënyrë që të zgjidhë problemet e saj shëndetësore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat