Deles i gjendet në vesh edhe një pjesë tjetër e trupit

Ndryshe

Deles i gjendet në vesh edhe një pjesë tjetër e trupit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:41
Pamje nga video

Ali Dunman nga Gaziantep i Turqisë, ka qenë duke e rruar një dele, kur i ka gjetur në vesh një gojë të vogël.

Madje, kjo pjesë ka edhe dhëmbë të rritur dhe pështymë, si dhe refleksin për të kafshuar.

“Mendova se e preva pa dashje, por më pas e vërejta se brenda veshit ka edhe diçka tjetër”, ka thënë Dunman lidhur me rastin.

Blegtori ka kërkuar ndihmën e veterinerit, që të tregojë nëse nuk është në rregull diçka me kafshën.

Mirëpo, ende nuk ka ndonjë përgjigje se si ka ndodhur kjo, apo çfarë e ka shkaktuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat