Qeni besnik i qëndron afër pronarit të lënduar

Ndryshe

Qeni besnik i qëndron afër pronarit të lënduar

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:53
Qeni besnik i qëndron afër pronarit të lënduar

Një qen ishte shtrirë afër pronarit të tij, pasi ky i fundit kishte rënë nga një pemë ku kishte pësuar lëndime në shpinë.

Jesus Hueche, 28 vjeçar, nga Argjentina, ishte duke shkurtuar një pemë në pjesën e përparme  të shtëpisë së tij në qytetin e Bahia Blanca, kur rrëshqiti dhe ra me kokë.

Hueche mbeti një çast pa ndjenja dhe kur i erdhi vetëdija, qeni Tony tashmë po qëndronte mbi kokën e tij.

Kafsha besnike I qëndroi afër pronarit të tij, edhe kur  fqinjët, të cilët për fat të mirë e panë aksidentin, thirrën ambulancën.

Edhe kur arritën ekipet mjekësorë, Tony nuk pranoi të largohej nga Hueche, duke lehur ndaj mantelbardhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat