Dy motra binjake janë martuar me dy vëllezër binjakë - E pabesueshme si duken fëmijët e tyre!

Ndryshe

Dy motra binjake janë martuar me dy vëllezër binjakë - E pabesueshme si duken fëmijët e tyre!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:38
Craig, Mark Sanders dhe Diane, Darlene Nettermeier me fëmijët e tyre

Dy vëllezër binjakë identikë Craig dhe Mark Sanders u njohën në vitin 1998 me dy motra gjithashtu binjake nga e njëjta vezë, Diane dhe Darlene Nettermeier. Çiftet dolën për një kohë të shkurtër midis tyre dhe më pas vendosën të martoheshin.

Pas një viti, Diane dhe Craig lindën binjakë identikë. Sipas statistikave, binjakët identikë lindin 3 në 1000 familje, por rastet që binjakët identikë të lindin gjithashtu binjakë identikë janë 1 në një milion. 

Jo pas shumë kohësh, Mark dhe Darlene u bënë prindër të dy vajzave të bukura binjake dhe pas disa vitesh ata sollën në jetë edhe një djalë.
Edhe pse janë kushurinj me njëri-tjetrin, fëmijët janë të lidhur sikur të ishin motra dhe vëllezër. Edhe pse shumë presin që këto dy familje të jenë simetrike, mundësia që kjo të ndodhë është thuajse e pamundur. Megjithatë, nuk mund ta mohojmë se ngjashmëria e tyre është shumë e madhe. Nga ana gjenetike, fëmijë absolutisht identikë nuk mund të ekzistojnë.
Historia e këtyre dy familjeve është e pazakontë ndaj ata e gjejnë shpesh veten pjesë të programeve televizive apo të dokumentarëve.

Image
Craig, Mark Sanders dhe Diane, Darlene Nettermeier me fëmijët e tyre
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat