Kritika të ashpra për mënyrën e përgatitjes së sushit

Ndryshe

Kritika të ashpra për mënyrën e përgatitjes së sushit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 07:51
Filmimi i postuar më poshtë tregon si i bëhet prerja në shpinë, si i i këputet bishti dhe pastaj paralizohet përmes një teli të gjatë, gjë që është konsideruar si rrëqethëse për ta shikuar

Restoranti i ushqimeve japoneze në Mançester të Anglisë, e ka publikuar një video ku tregon mënyrën e përgatitjes së peshkut për specialitetin sushi. Por, shikuesit e kanë kritikuar për formën mizore të keqtrajtimit të krijesës, derisa është ende gjallë.

Filmimi i postuar më poshtë tregon si i bëhet prerja në shpinë, si i i këputet bishti dhe pastaj paralizohet përmes një teli të gjatë, gjë që është konsideruar si rrëqethëse për ta shikuar.

“Pse të mos mbytet menjëherë dhe pastaj të pastrohet për ushqim, kjo formë është e tepërt për ta shikuar”, është një koment lidhur me rastin.

Madje, shumë njerëz kanë thënë se më nuk do të konsumojnë sushi, vetëm pse peshqit kanë kaluar nëpër këtë procedurë të vështirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat