Pas vdekjes gjyshi u kishte lënë pasuri garazhin, por u shokuan kur ia hapën dyert

Ndryshe

Pas vdekjes gjyshi u kishte lënë pasuri garazhin, por u shokuan kur ia hapën dyert

Më: 22 maj 2017 Në ora: 07:36
Ilustrim

Kur doktori i familjes lajmëroi nipërit se gjyshi i tyre, Harold Carr, kishte ndërruar jetë, kjo ishte e rëndë për ta dhe e dhimbshme njëherësh. Megjithatë thuajse u harrua dhimbja kur panë se çfarë u kishte lënë pasuri gjyshi i tyre.

Tre ditë pas vdekjes të kontaktuar nga avokati, ata u lajmëruan se gjyshi gjyshi i tyre kishte shkruar në testament: Dua që si pasuri t’iu lë garazhin tim dhe ta ndani në mënyrë të barabartë me njëri-tjetrin.

Çfarë mund të bësh me një garazh?! Por gjithçka ndryshoi kur hapën dyert e tij. Brenda garazhit gjendej një supermakinë e të shkuarës, Bugatti, një nga 17 të vetmet në të gjithë botën dhe ishte në gjendje të mirë,

Bugatti 1937, tip Atalante që gjyshi u kishte lënë pasuri nipërve dhe mbesave kishte në kilometrazhin  saj vetëm 26 milje dhe 99% të pjesëve i kishte origjinale.

Ata e shitën makinës në Paris vetëm një muaj më pas me çmimin prej 6 milion paundësh, pra mund të themi se pasuria që u kishte lënë gjyshi u dilte dhe u mjaftonte edhe pse në fillim u shokun nga ideja që gjyshi u kishte lënë një garazh si pasuri, por edhe nga makina pasi në fillim nuk ia dinin vlerën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat