Përse nuk duhet t’i lini vetëm fëmijët në shtëpi

Ndryshe

Përse nuk duhet t’i lini vetëm fëmijët në shtëpi

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:26
Një 5 – vjeçar grisi plot 50 mijë kartëmonedha juan

Një 5 – vjeçar grisi plot 50 mijë kartëmonedha juan, (6 300 euro), pasi prindërit e lanë vetëm në shtëpi.

Këta të fundit, u shokuan kur gjetën një grumbull parash të shpërndara nëpër dyshemenë e shtëpisë në Qingdao të Kinës.

Sipas mediave vendase, fëmija i gjeti paratë e fshehura në shtëpi dhe pasi luajti me to, vendosi t’i griste.

Duke folur për gazetarët, babai i 5 – vjeçarit tha se kishte vajtur në bankë me shpresën se do të merrte kartëmonedha të tjera. Punonjësit mësohet se i thanë se do të duhet që t’i bashkonte të gjitha copat e parave në mënyrë që të bënin shkëmbimin.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi ta bënte një gjë të tillë, pasi pjesët ishin tepër të vogla.

“U përpoqa me kujdes për dy ditë, por munda të bëja bashkë shumë pak”, tha babai i 5 – vjeçarit, i cili mësohet se është biznesmen dhe paratë i kishte marrë kredi në bankë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat