Shoferi i autobusit të nxënësve përdor telefonin derisa voziste

Ndryshe

Shoferi i autobusit të nxënësve përdor telefonin derisa voziste

Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:22
Shoferi i autobusit të nxënësve përdor telefonin derisa voziste

Garry Grainger ka pranuar një fotografi nga djali tij adoleshent, i cili po udhëtonte së bashku me shokët e klasës për një vizitë në Wales.

Por, prindi tij ka mbetur i befasuar, kur e ka parë shoferin që drejtonte autobusin, ndërsa kishte përpara telefonin.

Image
Përdorte telefonin derisa voziste autobusin me nxënës

“Më pyeti nëse lejohet që drejtuesi i makinës, të shikojë në navigator teksa është duke vozitur. U tmerrova nga ajo që pashë”, ka shkruar Grainger.

Më tutje, ai është shprehur shumë i shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhej i biri tij dhe kishte frikë derisa është kthyer në shtëpi.

Pasi rasti është paraqitur tek autoritete, shoferi është suspenduar deri në një vendim tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat