Shkuan të ndjekin fantazmat, ikën të tmerruar nga shfaqja e frikshme

Ndryshe

Shkuan të ndjekin fantazmat, ikën të tmerruar nga shfaqja e frikshme

Më: 26 maj 2017 Në ora: 02:30
Filmimi i postuar e tregon hijen e çuditshme që paraqitet nga askund, ndërsa ai e hedh kamerën teksa ishte duke u larguar.

Phillip Baron dhe disa ndjekës të fantazmave, kanë shkuar në një ndërtesë në Liverpul të Anglisë, ku dyshohet se ndodhin aktivitete paranormale.

Ata po hulumtonin nëpër dhoma, por kanë nisur të ikin poasi iu paraqit një siluetë e frikshme.

Filmimi i postuar më poshtë e tregon hijen e çuditshme që paraqitet nga askund, ndërsa ai e hedh kamerën teksa ishte duke u larguar.

“Kjo është një dëshmi e fortë se fantazmat ekzistojnë dhe se janë të frikshme”, ka thënë Baron lidhur me rastin.

Për disa vite më radhë, ndërtesa konsiderohej të jetë pushtuar nga shpirtrat dhe nuk vizitohet nga frika e paraqitjes së befasishme të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat