Shpikësit të sfidës së kovës me akull i duhen 95 mijë dollarë në muaj për tu kuruar

Ndryshe

Shpikësit të sfidës së kovës me akull i duhen 95 mijë dollarë në muaj për tu kuruar

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:49
Pete Frates

Njeriu i cili shpiku sfidën e kovës me akull, me qëllim grumbullimin e fondeve për të luftuar sëmundjen skleroza laterale amiotrofike, ALS, po përballet vetë me vështirësitë financiare për të luftuar këtë sëmundje

Tashmë Pete Frates ndodhet në krevat dhe kurimi i tij kushton nga 85 mijë në 95 mijë dollarë çdo muaj, thotë familja e tij.

Në një intervistë për CNN affiliate WBZ ata thonë se janë në vështirësi. 
“Cdo familje mund të ishte trokë për shkak të kësaj” thotë i ati Frater.

Frater është një ish futbollist bejzbolli i Boston College i cili vuan nga skleroza laterale amiotrofike prej 2012.

Në 2014 ndërmori inisiativën për të grumbulluar fonde për të luftuar këtë sëmundje.

Njerëzit bënin një video të vetes ku hedhin mbi kokë një kovë me ujë e akull dhe më pas në Facebook apo media sociale të tjera sfidojnë miqtë e tyre të bëjnë të njëjtën gjë brenda 24 orëve ose të dhurojnë 100 dollarë për organizatën ALS Association. Shumë njerëz i bënë të dyja.

Më shumë se 17 milionë persona iu përgjigjën sfidës dhe sfiduan miqtë e tyre ta bënin. Në tetë javë.

ALS Association arriti të siguronte më shumë se 115 milionë dollarë

“Nuk kishim parë kurrë një gjë të tillë në të gjithë historinë e kësaj sëmundje” thanë drejtuesit e kësaj shoqate.

Tashmë Fratar ndodhet i shtrirë në krevat dhe nuk mund të lëvizë, ndërsa bashkëshortja e tij dhe vajza dy vjeçe vijojnë ti japin kurajo.

Në ditë shpenzohen 3 mijë dollarë për kurimin e tij dhe i ati thotë se në ndihmë të tyre për ti mbështetur financiarisht kanë ardhur dhe familjarët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat