Merr në mbrëmjen e maturës gjyshen e prekur nga kanceri

Ndryshe

Merr në mbrëmjen e maturës gjyshen e prekur nga kanceri

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:18
Stephen Vigil u shoqërua nga gjyshja e tij 92 vjeçare Julia Jarman në mbrëmjen e shkollës së mesme në Stafford të Virxhinias

Një 17 vjeçar mori gjyshen e tij të prekur nga kanceri në mbrëmjen e tij të maturës pasi mësoi se gjyshes i kanë mbetur vetëm edhe pak muaj jetë, raporton Daily Mail.

Stephen Vigil u shoqërua nga gjyshja e tij 92 vjeçare Julia Jarman në mbrëmjen e shkollës së mesme në Stafford të Virxhinias.

Vigil tha: ‘Asaj nuk i ka mbetur edhe shumë kohë, kështu që unë s’kisha as pse ta mendoja dy herë vendimin për ta marrë në maturë. Jam shumë i lumtur që të dy do ta kemi këtë kujtim.’

Jarman, e cila nuk ishte pjesë e maturës më parë, veshi një fustan blu për ta përshtatur me kravatën dhe jelekun e nipit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat