Delfini ngufatet duke përpirë oktapodin gjigant

Ndryshe

Delfini ngufatet duke përpirë oktapodin gjigant

Më: 27 maj 2017 Në ora: 07:39
Delfini i ngordhur

Në Bunbyri të Australisë, është gjendur një delfin i ngordhur, teksa ende kishte në gojë prenë që është përpjekur ta përpinte.

Megjithëse njihet si një nga kafshët më të zgjuara, nganjëherë provon të hajë diçka që nuk e përballon dhe e pëson me jetë.

Image
Oktapodi “hakmarrës”…

Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast, teksa po përpinte oktapodin e rëndë mbi dy kilogramë. Pasi i është hapur fyti, ekspertët kanë gjetur tentakulat ia kishin bllokuar sistemin e frymëmarrjes.

Zakonisht, delfinët e copëtojnë prenë duke e rrotulluar derisa shkëputet, por dinë edhe të përpijnë të tërën, gjë që nuk ka përfundim pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat