Modelja përplasi makinën e 500 mijë eurove

Ndryshe

Modelja përplasi makinën e 500 mijë eurove

Më: 27 maj 2017 Në ora: 07:47
Pamje nga aksidenti

Elif Aksu nga Australia, ka qenë duke e vozitur makinën Ferrari Dino që i përket të dashurit të saj, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me të.

Me këtë rast, ajo i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme modelit të rrallë që kushton afro 500 mijë euro.

Meqenëse është prodhuar në shumë pak njësi dhe të gjitha janë në pronësi të koleksionuesve, vështirë gjendet një veturë e tillë në shitje.

Sidoqoftë, në këtë përplasje nuk është lënduar askush, derisa modeli Dino është dërguar të rinovohet në njërën nga punëtoritë e kompanisë Ferrari.

Mbetet të shihet nëse ka pjesë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme, apo gjithçka duhet të punohet prej fillimit.

Image
Elif Aksu
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat