Macja me tre bishta

Ndryshe

Macja me tre bishta

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:54
Pamje nga video

Një mace me tre bishta është parë në kopshtet e Pekinit, kryeqytetit kinez. Felini është kapur në kamera nga dy studentë pasditen e 24 majit.

Kafsha duket mjaft ne formë, teksa largohet menjëherë sapo sheh kamerën.

“Oh Zot!”, dëgjohet të thotë një grua e re duke bërtitur në video pasi ka parë kafshën e jashtëzakonshme në zonën rezidenciale të quajtur Mayland Garden.

Macja ktheu kokën për të parë të panjohurit dhe më pas u largua me shpejtësi, për tu zhdukur nga pamja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat