Nëndetësja kineze zhytet në pikën më të thellë të botës

Ndryshe

Nëndetësja kineze zhytet në pikën më të thellë të botës

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:16
Nëndetësja kineze

Kina duket se ka vendosur një objektiv të qartë për eksplorimin e thellësive të oqeaneve që njerëzit e kanë konsideruar të pamundur ndonëse zhvillimit të madh teknologjik të 20 viteve të fundit.

Nëndetësja kineze, “Jiaolog” ka përfunduar një zhytje në pikën më të thellë të botës që njerëzit njohin, kanalin Mariana.

Thellësia  në këtë kanal është 4800 metra dhe konsiderohet “thellësia sfiduese”, ndërkohë mësohet se nëndetëses kineze iu nevojitën 3 orë për të prekur “fundin” e detit.

Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare, kjo ishte zhytja e parë e nëndetëses, e cila do të zhvillojë 10 të tilla, të cilat janë planifikuar për fazën e tretë të ekspeditës së fundit oqeanike të kinës.

Gjatë realizimit të zhytjes së parë, ekipi i shkencëtarëve në nëndetëse, morën mostra të ndryshme dhe kanë vëzhguar zonën.

Ndërkohë zhytja e dytë është planifikuar për ditën e enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat