Zbulohet specie e re e bretkosës transparente

Ndryshe

Zbulohet specie e re e bretkosës transparente

Më: 28 maj 2017 Në ora: 06:17
Bretkoca

Shkencëtaret kanë zbuluar një specie të re të bretkosave, tejet transparente, sa që mund t’i shihen organet e brendshme.

Kjo krijesë, e gjetur në Amazone, ka pika të gjelbra në shpinën e saj dhe zemër të kuqe, e cila shihet tërësisht falë membranës transparente përreth organeve të saj.

Kjo nuk është krijesa e vetme transparente që ekziston, megjithatë shenjat e saj dhe sjelljet reproduktive e veçojnë nga të tjerat.

Shkencëtaret kanë paralajmëruar që bretkosa transparente është në rrezik për zhdukje, nga nxjerrja e naftës dhe aktivitete të ndryshme të njerëzve që kërcënojnë ambientin e tyre.

Image
Bretkoca
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat