Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Këta djem kurrë nuk ia huqin

Ndryshe

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Këta djem kurrë nuk ia huqin

Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:21
Pamje nga video

Një grup miqsh nga Teksasi duket se trukun e gjuajtjeve, e kanë ngritur në një nivel tjetër në një video e cila është bërë virale.

Në video ata shihen se si arrijnë të varin çelësat në varëse nga një distancë, ndezin skarën duke hedhur shkrepësen drejt në thëngjill.

Ende pa u bërë dy ditë nga publikimi i videos pesëminutëshe, ajo është shikuar mbi 14 milionë persona, derisa videoja është postuar në kanalin zyrtar Dude Perfect në YouTube.

Pesë të rinjtë e talentuar Coby dhe Cory Cotton, Garrett Hilbert, Cody Jones dhe Tyler Toney, janë shokë të ngushtë nga shkolla e mesme ku kishin luajtur së bashku basketboll. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat