Përmes këtij imazhi të dobët provuan të joshën turistët

Ndryshe

Përmes këtij imazhi të dobët provuan të joshën turistët

Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:22
Ilustrim

Kompania hekurudhore Southeastern Rail, e kanë publikuar një peizazh të dobët, në përpjekje që t’i joshin turistët të vizitojnë Anglinë.

Por, pamja me qiell gri, plazh të gërmuar, port që është nën punime dhe anash disa shkallë që janë gati të rrëzohen nuk kanë lënë shije të mirë.

Image
Peizazhi i dobët me të cilin reklamohet turizmi

Shikuesit kanë dhënë kritika, se do duhet të gjendet një fotografi më e mirë, jo kjo pamje e dobët.

“Turistët duan të nxiten nga bukuritë, gjallëria dhe luksi. Ambienti i mbytur i largon nga vizitat në këtë vend”, është një koment lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat